Monumenti NEWBORNI në Prishtinë është duke u ngjyrosur për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Këtë vit ky monument i kushtohet gruas.
Kreatori i NEWBORNI, Fisnik Ismaili, kishte njoftuar të dielën se këtë vit monumenti do t’i dedikohet gruas.
“Sivjet Monumenti NEWBORN i dedikohet grues. I kushtohet çikave tona në sport, në muzikë, në film, e në çdo fushë që po na e zbardhin fytyrën, por mbi të gjitha, i kushtohet grave që hala sot abuzohen e vriten në shtëpi të tyne, para familjeve të tyne. Winged Women - Gratë me Krahë, është tema sivjet, ku monumenti NEWBORN, bashkë me krejt juve, kemi me i jepë grave krahë. Me i trajtue barabartë edhe me iu ndihmue me u ngritë çdo moment”, shkroi ai në Facebook.
{gallery}