Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm, në rrugën “ Ilaz Kodra ” në Prishtinë.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin në tub.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit në rrugën “Ilaz Kodra”, një pjesë e lagjes Dardania ( vetëm katet e larta) dhe banesat e “arabëve” në lagjen Kalabria në Prishtinë”, njofton KRUP.
KRUP thotë se me të gjitha mjetet e nevojshme për sanim, ekipet teknike janë duke punuar intensivisht që të sanojnë defektin sa më shpejtë në mënyrë që furnizimi me ujë të iu rikthehet konsumatorëve të zonës.