Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se rrethrrotullimi në Veternik është kryer, dhe tani përfundimisht është hapur për qarkullim.
Ai ka falënderuar punëtorët për punën e jashtëzakonshme në përfundimin e këtij projekti.
“Përtej gjendjes së jashtëzakonshme, sot dua t’i falënderojë punëtorët dhe mbikëqyrësit e vendpunishtes në Veternik; të cilët për 30 ditët e shkuara bënë të pamundurën. Kjo gjendje e jashtëzakonshme nuk humb mundin e tyre të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Ai thotë se dinamika në këtë projekt duhet të jetë model edhe për projektet e tjera infrastrukturore.
“Është punuar ditën, është punuar vazhdimisht natën - edhe në shi; është punuar mirë, nga të gjithë. Qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht. Rruga e planifikuar të niste punimet në prill e të përfundonte dikur në verë, u hap dje; saktësisht një muaj pas vizitës e angazhimit tonë. Ekipi i ministrisë ka shkëlqyer. Dinamika e re në këtë projekt do të shërbejë si model e mesazh për secilën vendpunishte tjetër në Kosovë”, ka thënë Abdixhiku.
-
Abdixhiku: Deri më 1 korrik do të funksionalizohet edhe pjesa e papërfunduar e rrugës në Veternik
-
Abdixhiku thotë se edhe pak ka mbetur nga përfundimi i punimeve në Veternik
-
Abdixhiku: Rrethrrotullimi në Veternik lëshohet në qarkullim në fillim të marsit
-
Ndërtohet mbikalimi për këmbësorë në Veternik
-
Abdixhiku: Si rezultat i reduktimit drastik të qarkullimit, në Kosovë është përmirësuar cilësia e ajrit