Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se edhe pak kohë ka mbetur për rregullimin e rrugëve në Veternik të Prishtinës.
Derisa ka publikuar disa fotografi ku po zhvillohen punimet, ai ka thënë se mbi 60 punëtorë e 20 makineri të rënda po punojnë për të hapur qarkullimin.
“Edhe pak. Veternik, 23 shkurt 2020. Mbi 60 punëtorë e 20 makineri të rënda sot në vendpunishte për të hapur qarkullimin sa më parë. Kënaqësi”, thuhet në njoftim.
Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës nga qeverisja e kaluar kishin premtuar se kjo urë e cila mundëson qarkullimin nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës do të jetë e gatshme më 15 nëntor.
Artikuj të ngjashëm
-
Abdixhiku: Deri më 1 korrik do të funksionalizohet edhe pjesa e papërfunduar e rrugës në Veternik
-
Abdixhiku: Qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht
-
Ministri Abdixhiku del në terren, thotë se punimet në “Veternik” do të përfundojnë 2 muaj para kohës
-
Temperaturat e ulëta vonojnë punimet në hyrje të Prishtinës, Veternik
-
Lëshohen për qarkullim edhe 1.5 kilometra rrugë në hyrje të Prishtinës, Veternik