Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar të shtunën se ka përfunduar ndërtimi i mbikalimit për këmbësorë në Veternik.
Ky mbikalim është me konstruksion metalik.
“Lajm tejet i mirë. Ka përfunduar ndërtimi i (konstruksionit metalik) mbikalimit për këmbësorë në rrugën nacionale N25.2 në Veternik”, ka shkruar Durmishi në Facebook.
Në shumë raste qytetarët kanë kaluar këtë rrugë duke rrezikuar pavarësisht trafikut të ngjeshur në këtë rrugë nacionale.
Artikuj të ngjashëm
-
Fillon të shtrohet asfalti në urën e re mbi lumin Ibër
-
Kryhen testime tek Ura e Ibrit, shteti nuk e di se nga kush
-
Raporti preliminar i testimeve thotë se ura mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale
-
Nënkalimi i vërshuar ua vështirëson qytetarëve kalimin e rrugës në Veternik
-
Hekurudha pa vendkalime adekuate rrezikon qytetarët