Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur seancë solemne me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nën intonimin e himnit të flamurit të Kosovës dhe flamurit kombëtar.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaroi se në këtë 12-vjetor shteti nuk duhet të konsiderohet si proces i përfunduar, por tha ai se duhet të punohet shumë që të kemi një shtet të fuqishëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç tha ai Kosova është ende vend i vogël në krahasim me vendet e tjera.
Mes tjerash, Ahmeti kërkoi që t’i lënë anash mospajtimet e të punojnë për një të ardhme më të mirë të shtetit.
“Ja ku jemi sot pas 12 viteve edhe pas mendimeve që nuk mund të bëhemi. Shteti nuk duhet të konsiderohet i përfunduar. Duhet të flasim për mangësi dhe të kemi një shtet të duhur. Jemi fëmijë të vegjël në krahasim me shtetet e tjera. Në 50 vjetorin do të lëmojmë librat e historisë që as lufta nuk do të mundte pa rezistencë paqësoren. Ti falënderojmë të gjithë ata që kanë luftuar, kanë dhënë jetën e që punojnë për këtë shtet. Duhet t’i lëmë anash mospajtimet tona për të punuar bashkë qe të kemi një shtet sa më të fuqishëm e më të mirë”, ka thënë ai.
Kryesuesi Agim Kuleta, potencoi se fati i popujve të vegjël kalon nëpër dyert e tragjedive të mëdha.
“Kosovarët nuk kanë pranuar të asimilohen por të luftojnë e të mbijetojnë. Çmimi i lirisë ishte i qartë por i robërisë ishte i papranueshëm. Dashuria për liri nuk ka qenë naive, kemi qenë të vetëdijshëm se ata që çlirohen nga frika e ka bërë robërinë të pajtueshëm. Fati i popujve të vegjël kalon nëpër dyert e tragjedive të mëdha. Fatura e vuajtjeve të kombit tonë zgjati për një shekull të tërë”, u shpreh ai./eo/