Oraganizata Prishtina Pride, përmes një njoftimi për media, bën të ditur se sot në Prishtinë do të hapet zyrtarisht Java e Krenarisë në Kosovë.
Në njoftim listohen aktivitetet e ditës së sotme:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo1. Hapja e Javës së Krenarisë - Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00
2. Hapja e ekspoztës "QUEIN" me autore Majlinda Hoxhën - Instituti për Urbanizëm dhe Dizajn: Inxhinieri EUP Prishtinë, ora 18:00
Java e Krenarisë do të adresojë çështje të gjendjes aktuale të personave LGBTI në shoqërinë kosovare, e cila vazhdon të mos i trajtojë personat LGBTI si të barabartë.
Parada e Krenarisë synon të fuqizojë personat LGBTI për t'u përballur me diskriminimin e përditshëm në Kosovë. Qëllimi ynë është të qëndrojmë të bashkuar ndaj çdo sfide, theksohet në njoftimin për këtë aktivitet.