Metro

MPB-ja ende s’ka nisur procedurat për themelimin e policisë së kryeqytetit, Ahmeti pret diskutim me Qeverinë e re

 

Më shumë se një vit nga hyrja në fuqi e Ligjit për Prishtinën, kryeqyteti ende nuk e ka policinë komunale.

Procedurat për themelimin e saj kanë mbetur peng i një udhëzimi administrativ, të cilin Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk e ka hartuar.