Punimet që po kryhen në këtë ndërtesë po shkaktojnë probleme të ndryshme. Banorëve në rrugën “Gazmend Zajmi” u është zënë edhe trotuari.
Ata detyrohen që të ecin në rrugë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrapa kamerave, ata thonë që nuk është hera e parë që ndodh kështu, qëkurse ka filluar ndërtimi, raporton KTV.
Madje, për KTV-në, ata tregojnë se kanë probleme edhe me pluhurin që po krijohet gjatë punimeve.
E njëjta kompani e ndërtimit, “4a Pika”, disa javë më parë është dënuar pikërisht për zënie të hapësirës publike.
Këtë e ka konfirmuar edhe kreu i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.
Por, zyrtarë të kompanisë “4a Pika”, përmes telefonit, i kanë thënë KTV-së se kanë leje për vendosjen e rërës në trotuar dhe se gjobën e kanë marrë shkaku se një pjesë e materialit ka rrëshqitur aksidentalisht.
E Faton Hoxha nga Shoqata e Ndërtuesve thotë se nuk pajtohet me disa kritere sepse, sipas tij, nuk janë të mjaftueshme për siguri.
Ai më tutje njofton se deri në qershor të këtij viti janë lëshuar leje ndërtimi që përfshijnë rreth 500 mijë metra katrorë në Prishtinë.