Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjobë ndaj kompanisë që dëmtoi infrastrukturën gjatë punimeve në një rrugë të Prishtinës

Derisa bëhen ndërtime në rrugë, shpeshherë kompanitë e kontraktuara për kryerjen e punimeve dëmtojnë infrastrukturën përcjellës rrugore. Për çka ndaj këtyre kompanive po shqiptohen edhe gjoba.

Së fundmi, komuna e Prishtinës ka shqiptuar 200 euro gjobë ndaj një kompanie private, e cila ka dëmtuar infrastrukturën rrugore.

Kështu ka bërë të ditur, kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.

Tahiri ka shkruar në profilin e tij ‘facebook’ se kompanitë e kontraktuara nga komuna e Prishtinës nuk kursehen atëherë kur dëmtojnë infrastrukturën përcjellëse.

“Edhe kompanitë e kontraktuara nga Komuna dënohen e nuk kursehen, kur dëmtojnë infrastrukturën përcjellëse”, ka shkruar Tahiri.

Ai u ka bërë thirrje punëkryesve që të bëjnë kujdes derisa realizojnë projektet.

Edhe Gjobitet me 100 euro qytetari në Prishtinë që la mbeturinat në trotuar Arbëri Gjobitet me 100 euro qytetari në Prishtinë që la mbeturinat në trotuar

“Ju bëjmë thirrje të gjithë punëkryesve që të jenë të kujdesshëm në realizimin e projekteve, sepse në të kundërtën gjobat do të jenë të pashmangshme”, përfundon shkrimi i Tahirit.

{gallery}