Komuna e Prishtinës ka njoftuar se inspektorët e Ndërtimit bashkë me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë sot një aksion në lagjen “Dardania”, në kryeqytet, për shkak të dëmtimeve që i janë shkaktuar një objekti kolektiv.
Siç njoftohet për rastin në fjalë, pala pas renovimeve të brendshme në objekt banesor, i ka dëmtuar e rrënuar muret e përdheses së objektit kolektiv.
“Inspektori i zonës ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore me kohë, si ndërprerjen e punimeve, shqiptimin e gjobës, dhe vendimin që obligon palën për ta rikthyer objektin në gjendjen e mëparshme. Meqë pala nuk ka përfillur vendimet e urdhëresat e inspektorit, dhe ka vazhduar me punime, ndaj tij është iniciuar edhe kallëzim penal. Kompania e kontraktuar nga Komuna do ta bëjë muratimin e asaj pjese, kurse shpenzimet do t'i barten palës”, thuhet në njoftim.
-
Rrënohet një mbindërtim në lagjen “Dardania” të Prishtinës
-
Rrënohet një mbindërtim pa leje në Prishtinë
-
Banorë të lagjes “Dardania” marrin urdhëresë për lirim pronash afër xhamisë në ndërtim
-
Në Prishtinë po intervenohet për largimin e rrezikut në ndërtesat e banimit
-
Rrënohet një objekt pa leje në Prishtinë