Kompanitë ndërtimore në kryeqytet, po punojnë edhe gjatë orëve të vona të natës.
E kjo, po u pengon banorëve të rrugës “Muharrem Fejza”.
Qytetarët thonë se, përveç zhurmës, makineritë po u shkaktojnë problem edhe në komunikacion, raporton KTV.
Drejtorit i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme në Ministrinë e Punës, Valon Leci, ka thënë se, sipas Ligjit të Punës, çdo punëdhënës ka te drejtë të punojë 24 orë, me ndërrime.
KTV- ja ka provuar që ta marrë një mendim nga Inspektorati i Komunës së Prishtinës, por ata nuk kanë dashur të flasin para kamerës dhe, përmes telefonit, kanë thënë se nuk janë kompetentë të flasin për këtë çështje.
Artikuj të ngjashëm
-
Punonjësit e ndërtimtarisë në punishte edhe në ditë përvëluese
-
Jashtë kontrollit zhurma nga lokalet e natës në Prishtinë
-
6 deri në 24:00, ky pritet të jetë orari për lokalet në qendër të Prishtinës
-
Mbyllet sot dhe nesër rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë
-
Në fundjavë do të mbyllet për qarkullim një segment i rrugës “Muharrem Fejza”