31-vjeçari Aston Boston, i cili ka pranuar se ka prerë gjashtë veshë të kafshëve, ka thënë se është “me aftësi të kufizuar” për ta shmangur dënimin me burg. Por, është kapur në një meç boksi.
Ai po ashtu ka shtuar se është “shumë i sëmurë”, pasi sipas tij, vuan nga sëmundja e “Crohnit”.
Boston po ashtu është akuzuar se ka rritur ilegalisht qen në vitin 2020.
Ai ka vazhduar punën për të cilën ishte akuzuar, ndërkohë pamjet e një videoje amatore, tregojnë se ai ishte i përfshirë në një meç boksi në Uells.
Por më pas, gjykata e ka vlerësuar se ai nuk vuan nga ndonjë sëmundje pasi është në gjendje të boksojë.
Pala mbrojtëse ka thënë se Bostoni ka marrë pjesë në këtë meç për ngritjen e vetëdijes për sëmundjen “Crohn” dhe se meçi ishte me tre raunde nga dy minuta.
“Ai i ka dy fëmijë të cilët janë trevjeçar dhe dyvjeçar, i treti është në ardhje. Këto janë vite të rëndësishme formuese për fëmijët e vegjël. Ai është baba i përkushtuar”, ka thënë avokati Adrian Kayne.
Bostoni ishte dënuar me 36 javë burgim dhe i është ndaluar mbajtja e qenve për 15 vjet.