Luftarake

Selmani kalon grupin në Botërorin e karatesë

Islam Selmani

Karateisti i Kosovës, Islam Selmani, ka kaluar me sukses grupin në Botërorin e karatesë.

Botërori i Karatesë po mbahet në Kajro të Egjiptit, ndërsa i pari në garë u paraqit Islami. Ai në kategorinë deri 60 kilogramë kaloi tri garues.

Në lufën e parë eliminoi garuesin nga Venezuela, Jhoisber Chataing, me rezultat 3:3. Më i mirë se kundërshtari I tij ishte edhe në luftën e dytë. Ai eliminoi garuesin nga Turqia, Eray Sandan, me rezultat 3:1, kurse kalimin si i dyti i grupit e siguroi pasi mposhti garuesin nga Kirgistani, Bekzhan Kalykov. “Përballja e radhës fillon në orën 17:30, ku do të ndeshet me garuesin nga Rumania, Erhan Tornaci”, shkruan Federata e Karatesë e Kosovës.

Betim Maliqi do t’i nis garat në ora 16:20. Ai garon në kategorinë deri 75 kilogramë.

Ndërkohë, Vlera Qerimi e kategorisë deri 68 kilogramë garon të premten.

Karateisti Orges Arifi po ashtu ka kaluar me sukses grupin e tij në kategorinë deri 60 kilogramë.