Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Islam Selmani, nënkampion i botës në karate

Islam Selmani

Islam Selmani është nënkampion i botës në karate.

Sukesin e madh, garuesi i ri kosovar e arriti në Kampionatin Botëror që po mbahet në Kajro të Egjiptit.

Në finale të kategorisë deri 60 kilogramë, Selmani u mposht nga karateisti turk, Eray Shamdan. Në shprehje erdhi përvoja dukshëm më e madhe e turkut, që ndër të tjera ka edhe medalje olimpike nga Tokio 2020.

Shamdan fitoi me rezultatin 4:0. Realizoi një goditje për “Ippon” e më pas edhe aksion për një pikë. 

Por vendi i dytë në botë është sukses i mahnitshëm për Selmanin dhe karatenë kosovare në përgjithësi. Selmani për trajner e ka Isak Currin.

Edhe Historike, Islam Selmani në finale të Kampionatit Botëror Luftarake Historike, Islam Selmani në finale të Kampionatit Botëror

Islam Selmani të enjten e kaloi me sukses grupin.

Në luftën e parë u përball me garuesin nga Venezuela, Jhoisber Chataing. Ndaj tij barazoi me rezultat 3:3. Në luftën e dytë e kishte mposhtur pikërisht turkun Shamdan, me rezultatin 3:1. Ajo fitore i hapi rrugën drejt arritjes deri në luftën e fundit.

Në luftën e tretë në grup barazoi me Bekzhan Kalykovin e Kirgistanit. Kështu kaloi grupin nga vendi i dytë.

Kalimin në tetë më të mirët e siguroi duke e mposhtur karateistin nga Rumania, Ehan Tornaci, me rezultatin 6:1.

Të shtunën mbrëma fitoi 6:3 në çerekfinale ndaj të parit në ranglistën botërore në kategorinë 60 kilogramë, Hiromu Hashimoto të Japonisë.

Selmani dominoi plotësisht dhe fitoi bindshëm, 9:1, në gjysmëfinale ndaj karateistit të Uzbekistanit, Mekhriddin Turakhonov.

Dhe të dielën paradite në finale erdhi në shprehje përvoja e gjatë në nivelin elitare e turkut Shamdan. Ai është i treti në ranglistën botërore, ndërsa Selmani i 113-ti. Por me vendin e dytë në botë do të jetë dukshëm më lartë.

Edhe Nënkampioni botëror mezi iu kthye karatesë pas dënimit nga federata Luftarake Nënkampioni botëror mezi iu kthye karatesë pas dënimit nga federata

Vetë paraqitja në Botërorin e karatesë në Kajro është sukses. Për Botëror është dashur të fitohet norma. Nga Kosova garuan vetëm tre karateistë dhe Selmani siguroi vend në podium.

Në të kaluarën karateja kosovare i kishte dy medalje të bronzta botërore. Tani e ka edhe një të argjendtë falë 20-vjeçarit Selmani.

Lexo përditësimet tjera
Selmani

Selmani e kërkon sot titullin e kampionit të botës në karate

Islam Selmani ka shkruar histori me kualifikim në finale të Kampionatit Botëror të karatesë. Dhe sot...