Luftarake

Nokaut i frikshëm për 2.9 sekonda në boksin pa dorëza

boks

Boksi pa dorëza (BKFC) është bërë art marcial gjithnjë e më popullor vitet e fundit.

Të premten në mbrëmje u zhvillua evenimenti BKFC 69 dhe u shkrua historia për nokautin më të shpejtë ndonjëherë në këtë sport.

Justin Watson mposhti Cole Ferrellin për vetëm 2.9 sekonda. Themeluesi dhe presidenti i BKFC, David Feldman, konfirmoi se ishte nokauti më i shpejtë ndonjëherë.

“E pabesueshme”, ka thënë ai dhe tregoi një kronometër me kohëzgjatjen e luftës. Kronometri tregonte 2.90 sekonda.

Rekordi i mëparshëm ishte tre sekonda, i mbajtur nga Ulyses Diaz, i cili mposhti Donelei Benedetton katër vjet më parë.

VIDEO:

Në boksin pa dorëza, luftimet zgjasin pesë runde nga dy minuta dhe boksierët kanë vetëm fasha në duar. Prandaj, lëndimet janë shumë të zakonshme, të cilat shpesh çojnë në ndërprerjen e meçeve, të cilat rrallëherë shkojnë deri në vendimin e gjyqtarit.