Kampioni amerikan i boksit, Paul Bamba, ka vdekur të premten në mënyrë të papritur, ka njoftuar menaxheri i tij Ne-Yo.
“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë të dashur, vëllait, mikut dhe kampionit të boksit Paulo Bamba, drita dhe dashuria e të cilit preku shumë jetë”, thuhet në mesazhin e Ne-Yo në Instagram.
35-vjeçari fitoi titullin WBA Gold në kategorinë kruzer fundjavën e kaluar pasi nokautoi meksikanin Rogelio Medina. Gjatë karrierës, ai pati 19 fitore dhe tre humbje.
Gjatë këtij viti, Bamba pati rekord perfekt prej 14 fitoresh, të gjitha me nokaut, duke kaluar rekordin e legjendarit Mike Tyson.
Tysoni pati 13 fitore me nokaut në 12 muaj.
Edhe
Mike Tyson kthehet në ring, bokson kundër Jake Paulit në qershor
Pas fitores së fundit, Bamba sfidoi publikisht Jake Paulin për një meç.
Boksieri amerikan gjithashtu pati meç me Tommy Furyn në vitin 2020 në Dubai, por u anulua pasi kundërshtari ishte mbipeshë.