Boksieri legjendar Mike Tyson do të rikthehet sërish në ring, teksa do të boksojë kundër yllit të rrjeteve sociale, Jake Paul, më 20 qershor.
Meçi mes Tysonit dhe Paulit do të zhvillohet në stadiumin e Dallas Cowboys (NFL) në SHBA, që zë 80 mijë spektatorë.
Meçi është organizuar nga Netflixi, dhe sipas parashikimeve të para, të dy boksierët pritet të ndajnë të paktën 100 milionë dollarë.
56-vjeçari Tyson është ish-kampion bote dhe boksieri më i famshëm për nokaute. Në karrierën e tij profesionale nga viti 1985 deri në vitin 2005, kishte një rekord prej 50 fitoresh dhe 6 humbjesh. U kthye në ring në vitin 2020 kur meçi kundër një tjetër legjende, Roy Jones, përfundoi barazim pas tetë raundesh.
Paul, 27 vjeç, u bë i famshëm si një ‘Youtuber’, dhe që nga viti 2020 është në karrierë profesionale në boks. Në dhjetë meçe, ka nëntë fitore, dhe humbjen e vetme ia shkaktoi Tommy Fury.