Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Nëntë medalje për Kosovën në Ballkanikun e xhudos

xhudo

Xhudistët e Kosovës i fituan nëntë medalje në Kampionatin Ballkanik për të rritur, të shtunën në Tiranë.

Medalje të arta fituan Erza Muminoviq, Laurinë Gashi, Flaka Loxha, Elvira Ukaj e Dardan Cena.

Medalje të argjendta kanë fituar Fatjona Kasapi, Enise Zijade dhe Shpati Zekaj, kurse medalje të bronztë mori Furkan Kelmendi.

Kosova ishte vendi më i suksesshëm i Ballkanikut.