Mundësi kosovar, Harun Shipkovica, ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar “Tallin Open”.
Mundësi i talentuar humbi në finale nga garuesi i Moldavisë, Nicolae Sofronovici. Ai garoi në kategorinë deri në 48 kilogramë.
“Margaritari i mundjes së Kosovës, Harun Shipkovica, pati paraqitje shumë të mirë në turneun ndërkombëtar ‘Tallin Open’, duke i mposhtur shtatë mundës nga shtete që janë superfuqi në mundje. Në finale, fati nuk ishte në anën e Harunit, duke humbur në sekondat e fundit”, ka shkruar Federata e Mundjes e Kosovës.
Siç njofton federata, në turneun në Tallin të Estonisë, pjesëmarrës ishin 2500 mundës.
Krahas Shipkovicës, Kosovën e përfaqësuan edhe disa mundës të tjerë.
Të shtunën Lonisa Reka zuri vendin e pestë, ndërsa Flutura Zeneli vendin e gjashtë.
Elsa Nikoci, Kanita Spahija, Dorentina Nezaj dhe Lorena Duraj i mbyllën pa shumë sukses garat.
FMK-ja ka bërë të ditur se mundësit e Kosovës do të qëndrojnë në Tallin deri më 3 prill.
-
Dy medalje të bronzta për Kosovën në Kupën Evropiane për Kadetë në Selanik
-
Donjeta ndalet në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane
-
Sadiku: Urime Kosovë, meriton të jesh e para
-
Sadiku siguron medalje evropiane në boks
-
Përtej entuziazmit, “Taranto 2026” dëshmon stagnimin e sportit kosovar