Boksieri kosovar Shpëtim Bajoku nuk ka arritur të paraqitet në turneun e fundit kualifikues për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Bajoku ishte paraparë sot të boksonte në rundin e parë të turneut kualifikues në Tajlandë, me boksierin nga Gana, Joseph Commey. Por, siç ka thënë Federata e Boksit të Kosovës, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore mjeku ia ndaloi Bajokut që të paraqitet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTurneu në Tajlandë ishte rasti i fundit për t’u kualifikuar për boksierët. Në Tajlandë po merr pjesë edhe Bashkim Bajoku, që ka kaluar rrethin e parë.
Më herët normën olimpike e ka siguruar boksierja Donjeta Sadiku.