Federata bindshëm më e suksesshme në vend sa u takon rezultateve, ajo e xhudos, të shtunën e ka mbajtur Kuvendin e Rregullt dhe Zgjedhor.
Agron Kuka e ka fituar besimin për ta udhëhequr Federatën e Xhudos së Kosovës edhe për një mandat katërvjeçar.
Remzi Begu e Anton Cena janë zgjedhur nënkryetarë, ndërsa Driton Kuka, Majlinda Kelmendi, Fatos Tabaku, Mustafë Veseli, Linda Cena e Distria Krasniqi janë anëtarë të Bordit.
Xhudistët kosovarë janë shumë të suksesshëm në arenën ndërkombëtare. Ndër të tjera i kanë pesë medalje olimpike, prej tyre tri të arta.
Artikuj të ngjashëm
-
Agron Kuka edhe një mandat në Komitetin Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Xhudos
-
Kuka flet për ndikimin dhe rritjen e xhudos në Kosovë
-
Trajneri Driton Kuka kërkon përgjegjësi nga federatat për mungesën e rezultateve
-
Kuka pret që xhudo të bëhet sport kombëtar në Kosovë
-
Kryemjeshtrit Kuka i ndahet çmimi kryesor i Akademisë Sportive të Malit të Zi