Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Karateistja Behije Mustafa fiton të artën në Spanjë

Behije Mustafa

Karateistja Behije Mustafa e ka fituar medaljen e artë në garën e Serie A në La Coruna të Spanjës.
Niveli Serie A vlerësohet si rang i dytë i garave elitare të karatesë, pas turneve Karate 1 Premier League.

Mustafa në finale të kategorisë deri 68 kilogramë mposhti karateisten e Egjiptit, Jana Hazem Elsayed me rezultat të thellë, 14:6.

Lufta finale u kontrollua plotësisht nga Mustafa që fiton të artën në garën e Serie A, ku pjesëmarrës ishin 1195 garues nga 83 shtete të botës.

Artikuj të ngjashëm