(E përditësuar 14:43) - Akil Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Slamit në Paris. Në gjysmëfinale, Akili e mposhti italianin e njohur, Manuel Lombardi. Ndaj tij fitoi me uazari.
Akili ka shkëlqyer gjatë gjithë ditës në garën prestigjioze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhudisti nga Gjakova tashmë e ka siguruar medaljen e argjendtë, ndërsa do të luftojë për të artën.
Akil Gjakova në gjysmëfinale në Paris
(E përditësuar 13:00) - Akil Gjakova është në gjysmëfinale të Grand Slamit në Paris.
Në çerekfinale e mposhti me uazari Rashid Mammadaliyev të Azerbajxhanit.
Tjetër hedhje mjeshtërore nga Akil Gjakova, këtë herë ndaj japonezit
(E përditësuar 12:30) - Akil Gjakova e ka fituar edhe luftën e dytë në Paris.
Me hedhje mjeshtërore e mposhti japonezin Shusuke Uchimura. Akili është në çerekfinale.
Gjakova fiton me Ippon të bukur
(11:02) - Akil Gjakova e ka fituar luftën e parë në Grand Slamin e Parisit.
Akili realizoi super-hedhje në luftë me Jean Peter të Francës. Lufta i takoi xhiros së dytë në kategorinë deri 73 kilogramë. Akili realizoi fitoren me Ippon për 1:36 minuta.
Ndërkohë Erza Muminoviq u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 52 kilogramë.
VIDEO: