Boksieri irlandez, Lee Reeves, ka vdekur në moshën 31-vjeçare, tre muaj pasi pësoi lëndime serioze në një meç në Dublin, ka njoftuar BBC.
Reeves boksoi me Gary Cully për një titull më 1 gusht, ndërsa ishte nokautuar në raundin e dhjetë.
Ai ishte larguar nga ringu me barrelë, ndërsa ishte pranuar në spital në gjendje “kritike por stabile”.
I ishte nënshtruar një operimi, ndërsa prej atëherë ishte në komë artificiale, përkatësisht të shkaktuar nga mjekësia.
Reeves ishte boksier profesionist nga viti 2018, ndërsa i kishte fituar 16 nga 18 meçet.