Supertalenti Moses Itauma po vazhdon marshimin drejt titullit të botës në boks profesionsist. 20-vjeçari të shtunën mbrëma shkatërroi për vetëm dy minuta ish-sfiduesin e titullit të botës Dillian Whyte.
Ai e rrëzoi Whyten pas 1:59 minutave në rundin e parë dhe arbitri e ndërpreu luftën.
Për Itauman, fitorja e të shtinës në Riad të Arabisë Saudite, ishte e 13 në boksin profesionist, ndërsa 11 i ka me nokaut.
Ai po shihet si e ardhmja e kategorisë së rëndë. Madje ishte vlerësuar se mund të jetë boksieri që do t’ia thyejë rekordin e Mike Tysonit, si kampioni më i ri i kategorisë së rëndë në boks. Por, këtë nuk arriti ta bënte.
Itauma pas fitores ndaj Whytet ka thënë se është i gatshëm të përballet me këdo, përfshirë edhe kampionin e padiskutueshëm të peshës së rëndë Oleksandr Usyk.
Për Whyten 37-vjeçar humbja ndaj Itaumas ishte e katërta në karrierë, karshi 31 fitoreve (21 KO).