Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, ka akuzuar Policinë e Kosovës se është “politizuar” në lidhje me mbajtjen e fushatës zgjedhore.
Sipas PDK-së, Policia nuk lejoi një tubim të kësaj partie brenda një objekti shkollor dhe i kërkoi që aktivitetin e tyre ta mbajnë në oborr dhe sipas tyre, e njëjta gjë nuk vlen për dy subjektet e tjera politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
“Është i papranueshëm zbatimi i njëanshëm i respektimit të masave për mbajtjen e takimeve gjatë fushatës zgjedhore, nga ana e Policisë së Kosovës në Gjilan. Dhe ky veprim i tyre i njëanshëm, tregon më së miri edhe politizimin e zbatuesve të ligjit, pra Policisë së Kosovës e cila është vënë në shërbim të partive në pushtet. Në takimin e organizuar (dje më 28 shtator, ora 19:00) nga Partia Demokratike e Kosovës, në shkollën fillore Selami Hallaqi në Gjilan, nuk na u lejua mbajtja e takimit (me pak mbi 20 persona sa është e lejuar) në hapësirën e mbyllur dhe na u kërkua nga Policia e Kosovës (dhe e zbatuam kërkesën e tyre) që të dalim dhe të mbajmë takimin në oborrin e shkollës, me arsyetimin se është numri i pjesëmarrësve më i madh se sa që lejohet sipas masave në fuqi nga institucionet përkatëse. Ndërsa Policia e Kosovës në Gjilan, në vazhdimësi po i lejon dy subjektet tjera politike, që ti mbajnë takimet në ambiente të mbyllura, madje në të njëjtën shkollë (shih fotot - mbi 60 persona), duke lejuar trefishin e numrit të pjesëmarrësve, që lejohet të marrin pjesë në takimet e tyre”, thuhet në reagimin e tyre.
PDK-ja tutje kërkoi që Policia “të mos jetë në shërbim të partive politike që janë në pushtet”.
“Njëkohësisht, kërkojmë edhe nga KKZ në Gjilan, që të jetë në nivelin e duhur të zbatimit ligjor për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore dhe të mos heshtë njësoj sikurse Policia e Kosovës, ndaj shkeljeve të ndryshme që po bëhen nga këto dy subjekte politike”, thuhet tutje në reagim.
Por zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se Policia nuk e favorizon asnjë subjekt politik dhe është e paanshme.
Edhe
Suspendohen tre zyrtarë policorë, nën dyshimin për pjesëmarrje në tubime partiake
“Policia nuk e favorizon askënd, nuk kemi interes. Policia i zbaton masat e Qeverisë, që nëse janë mbi 20 persona, duhet me gjet një formë tjetër me mbajt takimin. Policia është e paanshme dhe i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë”, ka thënë Hashani për KOHËN.
Hashani tutje tregoi se për takimet ku shkelën masat anti-C0VID, duhet të lajmërohet Policia dhe më pas do të merren masat ligjore pa dallim.
{gallery}
-
PSD-ja bën thirrje që më 21 shtator të protestohet në Gjilan kundër Gjykatës Speciale
-
Gjobiten partitë politike për shkelje të masave anti-Covid
-
Policia finalizon planin operativ për sigurinë e zgjedhjeve
-
IPK-ja reagon ndaj partisë “Demokracia Serbe”, i quan tendencioze akuzat për fshehje të ankesave