Lokalet 2021

Kronika Zgjedhore/ Kurti nga Gjilani: Do të udhëheqim me njerëz të pakorruptuar

Mbështetje për gratë në biznes kanë premtuar kandidatët për kryetarë të Komunës së Gjilanit e të Gjakovës. Ndërkohë kryeministri i Kosovës e lider i LVV-së i është bashkuar fushatës në Gjilan duke premtuar udhëheqje me, si ka thënë ai, njerëz të pakorruptuar

Me duartrokitje është shoqëruar ecja nëpër sheshin e Mitrovicës e kandidatit për kryetar të kësaj komune nga Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri.

Bahtiri, i cili është edhe kandidat aktual i Mitrovicës së Jugut, ka thënë se ecja nëpër qytet është matja më e saktë për një kryetar.

E me qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe me bizneset në këtë zonë, përveç kandidatit për kryetar të kësaj komune, Alban Hyseni, është takuar edhe lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Ata kanë premtuar përkrahje për gratë dhe janë zotuar për një udhëheqje me njerëz të pakorruptuar.

Mbështetje për gratë e vajzat ka premtuar edhe kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Edhe kandidatët e tjerë nga kjo parti kanë vazhduar me prezantimin e kandidatëve për asamble.