Naim Ismajli, kandidat për kryetar të Shtimes nga radhët e PDK-së dhe kryetar aktual i kësaj komune, ka shpalosur programin nëse e fiton një mandat të ri katërvjeçar.
Ismajli ka thënë se buxheti total i planifikuar për katër vjet është 13.63 milionë euro. Ndërsa nga projektet kryesore është ndërtimi i një QKMF-je në Shtime, më pas për arsim janë ndërtimi i dy shkollave, një në fshatin Vojnovc e një në Petrovë.
“Në Shëndetësi kemi diku 705 mijë euro, ku përfshihet ndërtimi i një objekti të ri të QKMF-së më pas pajisja e QMF-ve me pajisje të nevojshme e me larborator. Furnizimi me barna e pajisje me nevojë për qytetarët. Për arsim kemi planifikuar 3.2 milionë euro. Në të janë projektuar ndërtimi i dy shkollave të reja, një në fshatin Vojnovc e një në Petrovë, më pas meremetimi i disa shkollave, e ngritja e tri palestrave të sportit. Po ashtu kompletimi i laboratorëve e kabineteve nëpër shkolla”, ka thënë Ismajli në “Zgjedhjet në Kohë” – Debati për Shtime.
-
Kontratat dyvjeçare në Shtime përplasin pushtetin dhe ish-pushtetin
-
Tri prioritetet e Qemajl Aliut për ndryshimin në Shtime
-
Kronika Zgjedhore/ Ismaili premton transport publik falas në Prishtinë
-
Naim Ismajli, kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes
-
Ferati premton bursë 650 euro për maturantët në Istog, Selmanaj ndërtimin e sheshit të kujtesës