Artikull i sponsorizuar - Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për komunën e Shtimes, Qemajl Aliu ka dalur fitues në raundin e parë të zgjedhjeve, ai mori besimin qytetar me programin e zotimet e prezentuara. Krahas zotimeve të shumta ai ka radhitur tre prioritete kryesore, nga rregullimi urban i qytetit te depolitizimi i arsimit e shëndetësian funksionale në komunë.
Qytetetit të Shtimes i duhet një pamje moderne, me shesh modern, hapsira publike të bukura, qendra rekreative, lehtësim trafiku, parkingje, hapsirë për biznese. Plotësimi i nevojave bazike duke sjellur ujë të pijshëm, rregullim të sistemit të kanalizimit, rregullimi i ndriçimit, rregullimi i shtratit të lumit etj.
Në anë tjetër qytetarët duhet të i marrin shërbimet cilësore në institucione përmes personave adekuat e sistemit funksional. Qytetarët meritojnë të trajtohen në mënyrë të drejtë e të barabartë. Nepotizmi e mungesa e meritokracisë nuk do të gjejnë vend gjatë qeverisjes sonë në komunën e Shtimes. Arsimi ka nevojë të depolitizohet, të punësohen meritorët e të largohet dora e pushtetit. Digjitalizimi i shkollave do të sjellë përmirësim në sistemin e arsimit.
Shëndetësia në Shtime funksionon vetëm përmes QKMF-së, e cila ofron shërbime të mangëta. Me qeverisjen e z. Aliu laboratori do të punojë 24 orë, shërbimi i urgjencës do të jetë modern, do të sjellim kabinet imazherie (RTG dhe mamografi). Do të ketë pediatër, gjinekolog dhe biokimist në QKMF. Do të ofrojmë mjekim paliativ në shtëpitë e pacientëve. Do të funksionalizojmë qendra mjekësore në fshatra.