Mbështetje për gratë në biznes kanë premtuar kandidatët për kryetarë të Komunës së Gjilanit e të Gjakovës. Ndërkohë kryeministri i Kosovës e lider i LVV-së i është bashkuar fushatës në Gjilan duke premtuar udhëheqje me, si ka thënë ai, njerëz të pakorruptuar
Me duartrokitje është shoqëruar ecja nëpër sheshin e Mitrovicës e kandidatit për kryetar të kësaj komune nga Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri.
Bahtiri, i cili është edhe kandidat aktual i Mitrovicës së Jugut, ka thënë se ecja nëpër qytet është matja më e saktë për një kryetar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE me qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe me bizneset në këtë zonë, përveç kandidatit për kryetar të kësaj komune, Alban Hyseni, është takuar edhe lideri i LVV-së, Albin Kurti.
Ata kanë premtuar përkrahje për gratë dhe janë zotuar për një udhëheqje me njerëz të pakorruptuar.
Mbështetje për gratë e vajzat ka premtuar edhe kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
Edhe kandidatët e tjerë nga kjo parti kanë vazhduar me prezantimin e kandidatëve për asamble.