Një vaksinë për malaria me potencial “për ta ndryshuar botën”, është zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oxfordit, raporton BBC.
Vaksina pritet të dalë në prodhim javën e ardhshme, pasi provat treguan mbrojtje 80 për qind kundër sëmundjes vrasëse.
Më kyçe, shkencëtarët thonë, vaksina e tyre është e lirë dhe kanë marrëveshje me prodhuesin për të prodhuar mbi 100 milionë doza në vit.
Fondacioni “Malaria no More”, ka thënë se përparimi i fundit nënkupton se së shpejti do të mbarojë periudha e vdekjes së fëmijëve nga malaria.
Është dashur mbi një shekull për të zhvilluar vaksina efikase pasi paraziti malaria, që përhapet nga mushkonjat, është shumë kompleks. Është si shënjestër lëvizëse, që vazhdimisht ndryshon format brenda trupit, që e bën të vështirë të imunizohesh ndaj saj.
Edhe
Oksfordi fillon provën e parë të vaksinës për variantin Bundibugyo të Ebolës
Vitin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë leje për vaksinën e parë – të zhvilluar nga gjiganti farmaceutik GSK – që të përdoret në Afrikë.
Mirëpo, ekipi i shkencëtarëve nga Oxfordi thonë se qasja e tyre është më efikase dhe vaksina e tyre mund të prodhohet në një shkallë shumë më të gjerë.