Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh për rrezikun e shfaqjes së një pandemie të re. E një strukturë kërkimore e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar po fokusohet në zhvillimin e vaksinave për një "Sëmundje X", ende të panjohur.
Derisa efektet e pandemisë COVID-19 janë ende të dukshme në mbarë botën, shkencëtarët në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) kanë filluar përgatitjet për pandeminë e ardhshme, raporton agjencia AP.
Ata po e quajnë atë “Sëmundja X”, një patogjen ende i panjohur që mund të zhvillohet nga një numër virusesh shtazore, që kanë aftësinë të infektojnë njerëzit.
Më shumë se 200 shkencëtarë në kompleksin laboratorik të sigurisë së lartë të qeverisë po merren me zhvillimin e vaksinave.
Qëllimi i këtyre kërkimeve, pjesë e një përpjekjeje globale, është arritja e krijimit të një vaksine brenda 100 ditëve nga zbulimi i një virusi të ri me potencial për t’u zhvilluar në një pandemi.
Në këtë mënyrë po krijohen përgatitje për të zbutur dhe trajtuar çdo shpërthim të ri të viruseve.
Shkencëtarët po përdorin të gjitha të dhënat dhe hulumtimet mbi një shumëllojshmëri të patogjeneve me rrezik të lartë duke përfshirë këtu edhe gripin e shpendëve, meqë aktualisht mendohet të jetë ndër më të mundshmit për t’u përhapur globalisht.
-
Oksfordi fillon provën e parë të vaksinës për variantin Bundibugyo të Ebolës
-
Vaksina e parë në botë e dizajnuar nga inteligjenca artificiale
-
Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës
-
Njerëzit nuk janë aq të pafuqishëm ndaj demencës sa mendohet
-
Gjermania teston aftësinë për t’u përballur me kërcënime, përfshirë ato bërthamore