Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Zbulim i madh mjekësor, transplantimi nga derri te njeriu mbush një muaj sukses

Veshkat e derrit mund të transplantohen në pacientët njerëz pasi shkencëtarët e kanë mbajtur në jetë për më shumë se një muaj një të tillë.

Dy eksperimente kanë treguar se organet e kafshës mund të vazhdojnë “funksionin e jetës” në pacientët që kanë pësuar vdekje truri.

Dy kirurgë në SHBA kanë kryer transplantet e suksesshme në dy trupat që mbahen në jetë me pajisjet mjekësore – dhe tani kanë thënë se është koha për prova në pacientë që jetojnë.

Një ekip nga Universiteti Langone i kanë mbajtur trupat e tyre të gjallë, me veshkat që kryejnë funksionin e tyre pas 32 ditësh prej transplantimit, raportoi The Sun. 

Shkencëtarët shpresojnë që njerëzit me sëmundje kronike të veshkave një ditë të mund të shpëtohen me organet e kafshëve.

Të dy pacientët nën eksperiment ishin burra në të 50-at me vdekje truri, por trupat e tyre u mbajtën gjallë për studime.