Ylli i njohur botëror, Victoria Beckham, e ka prezantuar koleksionin e saj të ri të veshjeve Pranverë/Verë 2021, përmes një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram.
Disenjatorja e famshme e cila ishte planifikuar t’i mbajë disa sfilata për prezantimin e këtij koleksioni, i kishte ndryshuar planet e saj si pasojë e rregullave të sigurisë të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, pak para se të fillonte Java e Modës në Londër.
Në vend të kësaj këngëtarja e shndërruar në ikonë të modës, ka vendosur t’i prezantoj 20 modelet e reja të veshjeve përmes një videoje të incizuar.
Beckham ka shpjeguar se në krijimin e koleksionit të ri, ajo dhe ekipi i saj kanë reaguar instinktivisht dhe në mënyrë spontane ndaj situatës aktuale në botë.
Koleksioni i ri i veshjeve përmban dizajne të inspiruara nga vitet ’70, duke filluar nga pantallonat, fustanet e gjata me detaje të dantellës dhe mantelet klasike, që janë stil tipik për sfilatat e Victoria Beckham, transmeton Koha.
Tutje disenjatorja e ka përshkruar këtë një koleksion të rrënjosur në realitet dhe jetën e përditshme, por gjithashtu edhe një ëndërr e inspiruar nga realiteti.
-
Nga humbjet e mëdha te milionat,Victoria Beckham shënon kthesën e madhe në biznes
-
Victoria Beckham tregon se si ajo dhe David përballuan tensionet në familje pas akuzave të djalit
-
Dokumentari i Victoria Beckhamit do të shpërfaqë detaje që deri tash nuk janë ditur
-
Victoria Beckham: S'jam perfekte, por përpiqem të jem versioni më i mirë i vetes
-
Victoria Beckham: Vetëm sa kam filluar