Studiuesit në Britani kanë analizuar ndikimin e mundshëm që një vaksinë përforcuese anti-COVID do të ketë ndaj variantit Omicron dhe thonë se mund të sigurojë rreth 85 për qind mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda.
Mbrojtja është më pak se vaksinat e dhëna kundër varianteve të mëparshme të COVID-19.
Por kjo do të thotë se doza përforcuese mund të ulë shtrimet në spital.
Studimi pasi një numër rekord prej 861.306 vaksinash përforcuese dhe doza të treta u dhanë në Britani të enjten.
Studimi, nga ekipi në Imperial College London, bazohet në informacione të kufizuara për Omicronin.
Edhe
Dozat përforcuese Pfizer dhe Moderna dalin 90% efektive kundër Omicronit
Studiuesit thonë se ka një shkallë të lartë pasigurie derisa të mblidhen më shumë informacione të botës reale për këtë variant të ri që po përhapet me shpejtësi.
Ekspertët janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se sa i butë ose i rëndë do të jetë Omicroni.