Një studim i punonjësve shëndetësorë të Afrikës Jugore ka gjetur se doza përforcuese e vaksinës me një dozë Johnson & Johnson, zvogëlon rrezikun për hospitalizim gjatë valës së Omicronit.
J&J ka thënë se doza e dytë ishte 85 përqind efektive në parandalimin e hospitalizimeve nga COVID-19 në nëntor dhe dhjetor.
Varianti Omicron është shumë ngjitës dhe mund t’i shmanget mbrojtjes së ofruar nga vaksinimi apo infektimit të parë. Studimet e mëhershme të vaksinave të tjera kundër koronavirusit kanë sugjeruar se vaksinimi ende mbron fuqishëm kundër sëmundjes së rëndë, raporton AP.
J&J njoftoi edhe se rezultatet nga disa testime sugjeruan se vaksina e saj mund të konsiderohet si përforcues i dozave të përziera për njerëzit që marrin dy dozat e Pfizerit.
-
Dozat përforcuese Pfizer dhe Moderna dalin 90% efektive kundër Omicronit
-
Doza përforcuese nevojitet kundër Omicronit, thonë studimet e CDC-së
-
Vaksinat përforcuese gati 80 për qind efektive ndaj Omicronit
-
Omicroni është më i butë, por më i mirë ndaj vaksinave
-
Studimi britanik propozon dozën e tretë të vaksinës kundër Omicronit