Dozat përforcuese të vaksinës së Pfizerit dhe Modernas janë provuar si efektive në parandalimin e hospitalizimeve për shkak të Omicronit, sipas tri studimeve të reja nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve e SHBA-së.
Dozat përforcuese janë 90% efektive që t’i mbajnë njerëzit jashtë spitalit pasi të jenë infektuar me variantin Omicron.
“Vërtet tregon rëndësinë e marrjes së dozës përforcuese”, ka thënë Emma Accorsi, një nga autoret e studimeve, raporton AJ.
Studimet e mëhershme në Gjermani, Afrikë e Britani treguan se vaksinat aktuale janë më pak efektive kundër Omicronit.
Artikuj të ngjashëm
-
Doza specifike për Omicronin mund të mos jetë e nevojshme, zbulohet nga studimi në majmunë
-
Doza përforcuese nevojitet kundër Omicronit, thonë studimet e CDC-së
-
Studimi i Johnson & Johnson: Vaksina ndihmon kundër Omicronit
-
Moderna: Doza përforcuese duket mbrojtëse ndaj Omicronit
-
Vaksinat përforcuese gati 80 për qind efektive ndaj Omicronit