Gati një milion vaksina anti-COVID u administrua në Angli brenda një dite.
Sekretari i Shëndetësisë në Britani të Madhe, Sajid Javid ka konfirmuar se 906.656 vaksina janë administruar në Angli të shtunën, përfshirë më tepër se 830 mijë vaksina përforcuese.
Britania ka rritur intensifikimin për dhënien e dozave përforcuese pas shfaqjes së variantit të ri Omicron. Janë hapur qendra vaksinimi në stadiume dhe pista të garave me kuaj.
“Është fantastike të shohim aq shumë duke dal për të marrë vaksinën përforcuese që është mbrojtje jetike për vete dhe të dashurit e tyre”, ka thënë Javid.
Vaksina përforucese është mbrojtja më e mirë kundër Omicronit, ku të dhënat tregojnë se afro 75 për qind është efikase mbrojtja me dozën e tretë.
-
Vaksinat përforcuese gati 80 për qind efektive ndaj Omicronit
-
Më shumë se 2.5 milionë njerëz kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID në Angli
-
Për tre muaj, Anglia ka vaksinuar mbi 20 milionë qytetarë
-
Në Angli janë dhënë më shumë se 15 milionë vaksina që nga 8 dhjetori
-
Britania shënon numër rekord të vaksinimit kundër koronavirusit gjatë 24 orëve