Ushqimet e pasura me antioksidantë u ndihmojnë kremrave të diellit të kryejnë më mirë funksionin e tyre
Rrezet e diellit nuk do të jenë shumë të dëmshme nëse përdoret ushqim i pasur me antioksidantë. Një nga qëllimet primare të lëkurës është që të shërbejë si një lloj barriere në mes të trupit dhe faktorëve të jashtëm. Sidoqoftë rrezet ultravjollcë të diellit shkaktojnë dëme të mëdha në lëkurë. Sipas studiuesve amerikanë të çështjeve të kancerit të lëkurës, kjo sëmundje është çdo ditë e më e shpeshtë në Amerikë, pikërisht sepse njerëzit nuk po aplikojnë mbrojtje të mirë kundër këtyre rrezeve.
Portali “Eating Well” është shprehur se tanimë po ekzistojnë mënyra të mira për mbrojte ndaj rrezeve UV. Për t’u mbrojtur më mirë lëkura duhet që kremrat e diellit të shoqërohen me ushqime antioksidante. Gjithashtu edhe duhet të krijohet orari i përshtatshëm për ngrënie, sepse nëse hahet ushqim gjatë orëve të vonshme të mbrëmjes, dëmtohen enzimat që kanë për qëllim riparimin e lëkurës pas djegies nga dielli. Kështu pra nëse dikush ushqehet shumë vonë atëherë rrit rrezikun për djegie nga dielli, për plakje dhe gjithashtu kjo ngrënie e vonuar mund ta rritë mundësinë e kancerit të lëkurës.
“Eating Well” ka publikuar një listë me ushqime antioksidante që duhen ngrënë brenda ditës për ta luftuar këtë rrezik.
Domatet
Domatet janë ndër përbërësit kryesorë të shumë kuzhinave kulturore. Domatja është e pasur me vitamina e antioksidante. Pigmenti i saj i kuq përmban një acid të quajtur “lycopene” që e shtyn lëkurën të mos skuqet e të digjet nga dielli. Për të pasur rezultat edhe më të mirë, është mirë që domatet të skuqen pak duke iu shtuar vaj ulliri. Kjo ndodh për shkak se domatja nxehet më yndyrë të shëndetshme dhe kjo e bën trupin të përthithë më mirë “lycopenin”. Gjithashtu domatet janë burim i mirë i vitaminës C, vitaminë kjo që e mbron shumë mirë lëkurën.
Edhe
Sekretet për mbrojtje më të mirë kundër diellit
Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbla jo që janë vetëm të bukura nga brenda dhe kanë aftësi të zbukurojnë pjatat ushqimore, por gjithashtu janë të mira në mbrojtje të lëkurës njerëzore kundër rrezeve UV. Patatja e ëmbël është burim i madh i “beta karotenit”, antioksidant që absorbon apo përthith rrezet UV, duke e neutralizuar rrezikun që ato i shkaktojnë lëkurës.
Bademat
Të karakterizuara nga forma ovale, bademat gjithashtu karakterizohen nga burimi i shkëlqyer i lëndëve ushqyese që janë mbrojtëse të lëkurës. Duke u bërë bashkë me vitaminën E, polifenolet dhe acidet yndyrore, bademat kanë dëshmuar se janë antioksodant i fortë kundër rrezeve UV. Bademat mund të konsumohen pasditeve kur rrezet e diellit janë të forta.
Salmoni
I pasur me antioksidant e omega 3, Salmoni mbron lëkurën nga rrezet UV. Ky peshk më pigment rozë përmban antioksidantë të fuqishëm që quhen “astaxanthin”, gjë që riparon lëkurën pas qëndrimit të gjatë në ekspozim të diellit.
Edhe
Si të mbrohemi nga rrezet e diellit?
Rrushi i zi
Rrushi gjithashtu është i pasur me antioksidant që mbështesin lëkurën. Është e rekomandueshme që të konsumohet rrush i mjaftueshëm në mënyrë që të ketë mbrojtje nga rrezet e rrezikshme të diellit.