Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Turmeriku efektiv për problemet e tretjes

Erëza e turmerikut është treguar efektive tek njerëzit që kanë problem me tretjen e ushqimit

Një studim me erëzën e turmerikut që është bërë së fundmi ka nxjerrë rezultate të mira për njerëzit që kanë probleme me tretjen e ushqimit.

Studimi është publikuar në gazetën “BMJ Evidence-Based Medicine”, ka raportuar TheGuardian.

Këta njerëz deri më tani e kanë përdorur një medikament që duhet ‘omeprazole’. Medikamenti i ka ndihmuar shumë persona që patën problem me organet tretëse. Por shkencëtaret kanë bërë një studim duke e testuar turmerikun në 206 njerëz të moshës 18 deri në 70-vjeçare, që kanë probleme me stomakun. Këta persona u testuan në tre grupe tretmanesh për 28 ditë.

Ata morën 4 herë në ditë nga dy tableta turmeriku që përmbanin substancën kurkumin në sasi prej 250mg, një tabletë të vogël ‘omeprazole’ 20mg për 4 ditë dhe një kombinim i të dyjave në dy tableta të mëdha 4 herë në ditë.

Sidoqoftë shkencëtarët kanë thënë se nëse konsumohet ‘omerpazole’ në një afat të gjatë atëherë mund të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore.

Edhe Shtatë të mira nga erëza e turmerikut Lifestyle Shtatë të mira nga erëza e turmerikut

Studiuesit gjetën se konsumi i kurkuminës, substancës që gjendet në erëzën e turmerikut, është diçka natyrale, nuk ka pasoja në organizëm dhe ndihmon shumë mirë organet tretëse.

Gjithashtu ata kanë cekur se këtij studimi i duhet ende punë në mënyrë që të konstatohen rezultate të sakta dhe afatgjate.

Megjithatë, shkencëtarët kanë konstatuar “ky testim i kontrolluar jep prova shumë të besueshme për trajtimin e mostretjes”.

“Gjetjet e reja nga studimi ynë mund të justifikojnë shqyrtimin e kurkuminës në praktikën klinike”, kanë thënë ata.

Edhe Turmeriku, erëza që ndihmon kundër sëmundjeve të veshkave Lifestyle Turmeriku, erëza që ndihmon kundër sëmundjeve të veshkave

Turmeriku njihet edhe si shafrani indian.

Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi