Një familje zogjësh të njohur si Parus Major apo Trishtili i madh ka ndërtuar folenë në një mbrojtëse ure në fshatin Topanicë, komuna e Kamenicës.
Fotografi i botës së egër, Arian Mavriqi, ka publikuar një video duke treguar vendin se ku strehohet kjo familje.
Ai tutje ka shpjeguar se Trishtili i madh nuk kthehet derisa janë duke qarkulluar veturat, por ushqimin e sjell te familja e tij pasi të ndihet i sigurt.
Derisa fotografi Mavriqi afron kamerën afër vendit se ku qëndrojnë zogjtë, Trishtili i madh nis të lëshojë tinguj për ta frikësuar grabitqarin.
Ndërkohë që në pamjet e publikuara nga Mavriqi shihet teksa Trishtili i madh sjell ushqimin për të vegjëlit e tij.
Artikuj të ngjashëm