Pak ditë pasi Kosova u rendit ndër vendet më të sigurta në botë në një raport të Gallupit, nëpërmjet një fotografie nga Kamenica, autori i dokumentarit për botën e egër në KTV, Arian Mavriqi, shpërfaq një Kosovë tjetër – atë të mbeturinave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka arritur ta fotografojë një prej zogjve më të bukur në trojet e Kosovës, e që qëndron mbi një fshesë të hedhur të rrymës.
“Kosova edhe mund ta ketë vendin e parë në Evropë për siguri! Mirëpo, njëjtë vendin e parë mund ta kemi edhe për mbeturina gjithandej. P.sh., shikoni se ku ka gjetur vendin të spostohet njëri nga zogjtë tanë më të bukur që e kemi, King Fisher (Mbreti peshkatar)! Pra, një fshesë e rrymës e hedhur nga ndonjë ‘artist i popullit’, që të duket bukur si instalacion”, ka shkruar Mavriqi në një shkrim në Facebook të enjten.