Një ngjarje e rrallë, që ka ndodhur diku në Kosovë, është kapur nga kamera e autorit të emisionit “Wildlife” në KTV, Arian Mavriqi.
Ai ka incizuar me dron momentin kur një çafkë e hirtë e nxjerr nga barku (vjell) një peshk që duket me madhësi thuajse sa vetë çafka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMavriqi për ngjarjen e rrallë ka thënë se kjo është pjesë e zinxhirit jetësor.
“Nëse e sheh që tretja mund t’i shkaktojë probleme me fluturim, atëherë e kthen, do të thotë e vjell. Por ky proces u ndihmon edhe kafshëve të tjera. Në këtë rast atë peshk e hanë macet ose dhelprat. Do të thotë ky është zinxhiri jetësor”, ka thënë Mavriqi për Koha.net.