Dokumentues të jetës së egër në Kosovë, nga organizata “Fotografët Shqiptarë të Jetës së Egër”, Arian Mavriqi dhe Lulzim Demaj, arritën sot të dokumentojnë një kafshë që ishte zhdukur nga Ballkani qysh nga shekulli i 18-të, apo para më shumë se 200 vjet.
Bëhet fjalë për kastorin, i cili jeton në lumenj, dhe dikur kishte habitate edhe në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas dy jave vëzhgimi ata ia dolën të marrin pamje të kastorit, i cili përveç në Kosovë është parë dhe në Kroaci dhe Serbi. Nuk ka informacione nëse është parë në vende tjera në Ballkan.
Fotografët bëjnë thirrje te qytetarët dhe institucionet shtetërore që ta ruajnë këtë kafshë, pasi ata konsiderojnë se ka një rëndësi shumë të madhe për ekosistemet tona.