Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur të vdekur të moshuarin Alush Kastrati, i cili u raportuar i zhdukur dhe për herë të fundit është parë më 7 mars 2026 në fshatin Zatriq të Rahovecit.
Trupi i pajetë thuhet se është gjetur në një zonë malore, disa kilometra larg fshatit Zatriq.
“Trupi i gjetur, bazuar në përshkrimet dhe të dhënat e njohura, dyshohet të jetë i personit të raportuar si i zhdukur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Operacion i gjerë kërkimi për gjetjen e një personi të zhdukur në Rahovec
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion të gjerë kërkimi pas raportimit për zhdukjen e...
Artikuj të ngjashëm
-
Operacion i gjerë kërkimi për gjetjen e një personi të zhdukur në Rahovec
-
Gjendet i vdekur një person në Istog, ishte shpallur i zhdukur në gusht të vitit të kaluar
-
Gjendet i vdekur një person në Rahovec
-
Gjendet i vdekur 27-vjeçari që po kërkohej në malet e Pashtrikut
-
Gjenden mbetjet mortore të personit që u raportua i zhdukur në tetor të vitit 2025 në Malishevë