Një person në Istog i cili ishte shpallur i zhdukur më 17 gusht të vitit të kaluar, është gjetur i vdekur më 7 mars, bën të ditur Policia në raportin 24-orësh.
Siç njoftohet, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet përkatëse, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Istog/ 17.08.2025 – 07:00. Më 07.03.2026 është raportuar nga familjarët e viktimës se ai është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore si dhe ekipi i IML –së të cilët me vendim të prokurorit kanë marrë trupin e pajetë për Obduksion”, thuhet në njoftim.