Të rriturit e diagnostikuar me ADHD (Çrregullim i hiperaktivitetit) nuk janë vetëm në rrezik nga luhatjet e humorit, shqetësimet dhe konfuzioni social, veti këto që vijnë me çrregullimin, ata gjithashtu mund të jenë në një rrezik më të madh nga demenca, raporton “Daily Mail”.
Në një studim të udhëhequr nga doktori Stephen Levine, nga Universiteti i Haifas në Izrael, morën pjesë më shumë se 109.000 njerëz dhe u zbulua se të rriturit e diagnostikuar me këtë sëmundje kishin gati tri herë më shumë gjasa të diagnostikoheshin me demencë më vonë gjatë jetës.
Studiuesit morën të dhëna nga anëtarët e një organizate jofitimprurëse izraelite për kujdesin shëndetësor, e themeluar midis viteve 1933 dhe 1952.
Pjesëmarrësit nuk kishin një diagnozë ADHD apo demence përpara se të hynin në grupin e studimit në vitin 2003.
Personat që hynë në studim atë vit ishin 51 deri në 70 vjeç. Studiuesit ndoqën veprimet e tyre deri në vitin 2020.
Edhe
Deri në 40% e njerëzve mund të zhvillojnë demencë pas moshës 55-vjeçare. Si të ulet rreziku?
Ata gjetën një rrezik 2.77 fish të rritur për demencë te personat që ishin diagnostikuar me ADHD. Një total prej 7.630 pjesëmarrësish, ose shtatë për qind, u diagnostikuan me demencë brenda periudhës së studimit.
Në mesin e pjesëmarrësve që morën diagnozë ADHD, 43 për qind u diagnostikuan me demencë në moshën 85-vjeçare krahasuar me 15.2 për qind të njerëzve pa ADHD.
Në moshën 60-vjeçare, 1.6 për qind e pjesëmarrësve me ADHD në moshë të rritur u diagnostikuan me demencë dhe 0.5 për qind e pjesëmarrësve pa ADHD në moshë të rritur u diagnostikuan me demencë.
ADHD është një gjendje kronike dhe mund të ketë efekte negative afatgjata që mund të çojnë në komplikime tjera nëse lihen pa trajtuar.
Demenca është një term i përgjithshëm për ta përkufizuar dëmtimin e aftësisë së të kujtuarit. Sëmundja e Alzheimerit është një lloj demence.
Edhe
Studimi i ri: Më shumë se 15 milionë amerikanë kanë ADHD
Përveç kësaj, ADHD te të rriturit duket se imiton disa simptoma njohëse të demencës si humbja e kujtesës.
Studiuesit e botuan studimin të martën në revistën JAMA Network Open.
Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi