Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Studimi, orët e mençura dhe të fitnesit të rrezikshme për personat me pacemakerë

Njerëzit me pacemaker mund të jetë në rrezik nëse mbajnë ora të mençura apo “Fitbit”, thonë shkencëtarët, raporton “The Sun”.

Shkencëtarët në SHBA kanë zbuluar se sinjalet elektrike nga orët e fitnesit apo orët e mençura, mund të interferojnë në funksionin e pajisjes që rregullon të rrahurat e zemrës.

Pacemakerët janë pajisje të vogla që vendosen në gjoksin e pacientit për të dërguar sinjale elektrike që rregullojnë më pas të rrahurat e zemrës.

Ndërkohë, orët e mençura përdorin një teknologji të quajtur “Bioimpedance” për të gjurmuar gjendjen fizike të një përdoruesi.

Ato dërgojnë një sasi të vogël të elektricitetit në gjithë trupin për të matur muskujt, masën e yndyrës, nivelet e stresit dhe shenjat vitale.

Edhe Orët inteligjente që mund të parashikojnë sëmundjen e Parkinsonit Lifestyle Orët inteligjente që mund të parashikojnë sëmundjen e Parkinsonit

Ekspertët në Universitetin e Utahs thonë se kjo rrymë mund të prishë pulset elektrike që mbajnë funksionimin e implanteve të zemrës.

Mund të mashtrojnë pacemakerët të mendojnë se zemra po rrah siç duhet, ndonëse mund të ketë nevojë për ndihmë.

Autori i studimit, profesori Benjamin Steinberg, tha: “Ne kemi pacientë jeta e të cilëve varet nga pacemakerët. Nëse këto stimulues të zemrës ngatërrohen nga pengesat, ai mund të ndalojë së funksionuari gjatë asaj kohe. Nëse kjo ndërhyrje është për një kohë të gjatë, atëherë pacienti mund të humbë ndjenjat apo edhe më keq, mund të vdesë”.

Orët e mençura po ashtu mund të shkaktojnë një goditje të panevojshme dhe të dhimbshme për njerëzit me defibrilatorë të brendshëm.

Ekipi i shkencëtarëve amerikanë zbuloi se unazat e mençura dhe orët e fitnesit po të kenë efekte të njëjta te pacemakerët.

Ata treguan disa pajisje që përdorin teknologjinë “Bioimpedance”, të tilla si orët e mençura “Samsung Galaxy” dhe “Empatica E4”, si dhe peshoret “Fitbit Aria 2” dhe “Withings Body Scan”, si dhe unazat e mençura “Moodmetric”.

Edhe Apple Watch tregohet e saktë në monitorim të stresit Tech Apple Watch tregohet e saktë në monitorim të stresit

Studiuesit paralajmëruar se gjetjet e studimit “nuk rekomandojnë përdorimin e pajisjeve të tilla te njerëzit me pacemaker”.

“Ky studim ndez alarm të kuq”, ka thënë autori Benjamin Sanchez Terrones, autori i hulumtimit.