Mikroplastikat mund të lëvizin në trurin e minjve dhe t’i bllokojnë enët e gjakut, duke shkaktuar diçka të ngjashme si mpiksja e që mund të jetë fatale apo të ndalë funksionimin e trurit.
Gjetjet janë detajizuar në një raport mbi të cilin shkencëtarët kanë llogaritur në kohë reale lëvizjet e mikroplastikave nëpër enët e gjakut në tru. Kur një copë plastike ngecte, menjëherë pas saj mblidheshin të tjerat sikur të kishte “aksident zinxhiror”, sipas shkencëtarëve.
Autorët e raportit kanë gjetur se te minjtë e ekspozuar ndaj mikroplastikës, ka pasur ulje të funksionit në tru. Përderisa ka pasur dëshmi të mjaftueshme që lidhin mikroplastikat me neurotoksicitet, hulumtimi i ri është i pari që sugjeron se si ndodh reduktimi i rrjedhës së gjakut.
“Kjo ofron shikim për implikimet e mikroplastikës në rrjedhën e gjakut”, kanë thënë autorët nga Universiteti i Pekinit, transmeton “The Guardian”.
Mikroplastikat janë pjesë të imëta të plastikës ose të shtuara në produktet e konsumit. Grimcat përmbajnë 20 mijë kemikale plastikash, nga të cilat mijëra prej tyre janë seriozisht të rrezikshme për shëndetin.
Substanca është gjetur edhe në trupin e njeriut dhe mund t’i tejkalojë edhe barrierat e trurit e placentën. Hulumtimi ka gjetur se mikroplastikat mund të akumulohen në nivele më të larta në tru. Substanca lidhet me rrezik për sulm nga zemra dhe kancer, dhe konsiderohet neurotoksikant që mund të shkaktojë disa lloje të mosfunksionimit të trurit, siç është edhe sëmundja e Parkinsonit.
Edhe
Nivele të larta mikroplastikash gjenden te personat që kanë kaluar infarkt
Shkencëtarët megjithatë kanë thënë se mbetet e paqartë se si mund të ndikojë mikroplastika edhe në trurin e njeriut, për shkak se enët e gjakut nuk janë aq të vogla sa te minjtë dhe se volumi i gjakut dhe rrjedha është më e madhe. Megjithatë, studimi ka theksuar se ka rreziqe të mëdha kardiovaskulare dhe për shëndetin e trurit.
Priten studime të tjera.
-
Ushtrimet fizike nuk forcojnë vetëm muskujt, ato ndryshojnë edhe trurin
-
Pretendimet se mikroplastika po kontaminon trupin e njeriut “mund të jenë ekzagjeruar”
-
Mikroplastikat janë kudo. Ja si të zvogëloni sa më shumë ekspozimin ndaj tyre
-
Mikroplastika gjendet thellë në eshtrat e njeriut, paralajmërojnë shkencëtarët